INVESTITORËT ENGJËJ

Slider
Investitorët Engjëj përfaqësojnë historitë e suksesit të INNVEST. Këta investitorë kanë shprehur interes dhe kanë arritur në një marrëveshjë investimi me një nga idetë potenciale të biznesit. I gjithë procesi është lehtësuar nëpërmjet platformës dhe mbështetjës nga INNVEST në ndërlidhjen investitor-ide biznesi. Përveç investimeve direkte, Investitorët Ëngjëj të INNVEST do të ofrojnë asistencë të vazhdueshme për kompaninë që ata mbështesin. Kompanitë do të marrin mentorim dhe udhëzim në fusha si marketing, hartim i strategjive efektive, financa dhe procesi i rekrutimit etj.
Jonian-Antoni, Innvestfund

Jonian Antoni
Century 21 Albania

Z. Jonian Antoni, është Drejtor Ekzekutiv i agjencisë Century 21 në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe Menaxher pranë Mini Invest Albania. CENTURY 21 është një nga emrat global më të mirë të industrisë së pasurive të patundshme. Në Shqipëri, Century 21 mban ekskluzivitetin e kompanisë më të madhe botërore të shitjeve në industrinë përkatëse, që mban trajnime gjithëpërfshirëse në fushat e menaxhimit, strategjisë së marketingu si dhe mbështetjes administrative. Century 21 Real Estate LLC është pjesë e Realogy Corporation, një koorporatë globale në Real Estate dhe në shërbimet e zhvendosjes.

Linda-Shomo, Innvestfund

Linda Shomo
EasyPay

Znj. Linda Shomo është CEO dhe themeluese e EasyPay. Linda ka përvojë ekzekutive të dëshmuar dhe eksperincë mbi 25 vjet në udhëheqjen e IT, 19 prej të cilave në sektorin financiar. Para themelimit të EasyPay, Linda ka mbajtur role menaxhuese të IT në institucione të ndryshme financiare në Shqipëri. Linda është një nga gratë e pakta themeluese dhe CEO në sektorin FinTech të Ballkanit. Ndërkohë EasyPay është FinTech-u kryesor në Shqipëri për më shumë se 9 vjet dhe ështëz vlerësuar si një nga 3 kompanitë kryesore të FinTech në Evropë për Përfshirje Financiare, i akorduar nga European FinTech Awards 2017 si dhe platforma më e mirë e Pagesës Dixhitale 2019, nga Global Banking dhe Finance Review.

Renis-Tershana, Innvestfund

Renis Tershana
R&T Group

Z. Renis Tershana është themelues dhe drejtues ekzekutiv i R&T GROUP. Sipërmarrës me një histori të gjatë dhe të sukseshme investimesh në një shumëllojshmëri sektorësh në Shqipëri. Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Austri, themeloi grupin R&T në fillim të viteve 90. Për 20 vitet e fundit, portofoli i kompanive ku z.Tershana ka kontroll të plotë ose pjesëmarrje të konsiderueshme të pronësise përfshin bizneset në industrinë e telekomunikacionit, elektronikës, zgjidhjeve teknologjike dhe IT, ndërtim, shërbimeve bankare, shpërndarjes, transportit dhe sigurimit. Këto kompani kanë përafërsisht 240 punonjës dhe 35 milionë euro qarkullim vjetor. Gjithashtu z.Tershana kryeson dhe është kontribues krysorë I fondacionit EDS, fondacionit Air Cadets Abania dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikes.